Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamjet e para të vazhdimit të “Zombieland”, që mbërrin më 18 tetor

Woody Harrelson, Stone, Jesse Eisenberg dhe Abigail Breslin po kthehen në ekranin e madh në filmin "Zombieland 2" i cili mbërrin në kinema më 18 tetor të këtij viti.

Ngjarja e filmit zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa gjuetia e zombive të cilët kanë evoluar kurrë nuk ka qenë më dinamike. Vrasësit e zombive duhet të përballen me lloje të reja të zombive të cilët kanë evoluar nga filmi i parë, si dhe me disa të mbijetuar të rinj, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, ata duhet të përballen me dhimbjen e madhe të familjes së tyre të improvizuar.

Image

Edhe këtë herë regjinë e filmit e bën Ruben Fleischer ndërsa skenaristë janë Rhett Reese dhe Paul Wernick. "Zombieland" para dhjetë viteve i fitoi 102 milionë dollarë dhe pati kritika shumë të mira.