Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pamjet e para të komedisë aksion për spiunët, "The King’s Man"

Kur grupi i tiranëve dhe mendjeve më të mëdha kriminalistike në histori bashkohen për ta nisur një luftë që do të zhdukë miliona njerëz, një njeri do të duhet të garojë me kohën për t'i ndalur ata. Zbuloni fillimin e agjencisë së parë të pavarur të inteligjencës në King's Man: The Great Game.

Image

Bazuar në stripin “The Secret Service” të Mark Millard dhe Dave Gibbons, vazhdimi i ri për franshizën Kingsman na çon në fillim të tregimit, përpara ngjarjeve që ndodhën në vazhdimet Kingsman: Secret Service dhe Kingsman: The Golden Circle, shkruan KOHA Ditore.

Ekipi i aktorëve edhe kësaj radhe nuk ka zhgënjyer: Ralph Fiennes, Gemma Arterton, Rhys Ifans, Matthew Goode, Tom Hollander, Harris Dickinson, Daniel Brühl, Djimon Hounsou dhe Charles Dance, ndërsa regjinë do ta bëjë përsëri Matthew Vaughn.

Këtë blockbuster spiunësh do të mundë ta shohim në kinema nga shkurti i vitit 2020.