"Tutorët, varfëria, racizmi - ai i mori të gjitha këto gjëra të errëta dhe i bëri të ndritshme", thotë shkrimtari dhe historiani dr. Todd Boyd në dokumentarin e ardhshëm “I Am Richard Pryor”, i cili zhytet thellë në jetën e legjendës së komedisë.
“I am Richard Pryor”, me regji të Jesse James Miller, e shqyrton, feston jetën dhe karrierën e komedianit legjendar, i cili doli nga varfëria për të arritur sukses në mbarë botën. Siç shihet në triler, Miller e tregon historinë e Pryor përmes gruas së tij, Jennifer, si dhe komedianëve, shkrimtarëve, producentëve dhe aktorëve të profilit të lartë, duke përfshirë Sandra Bernhard, Ron De Blasio, Michael Epps, Tiffany Haddish, Howie Mandel, Lily Tomlin, Rocca Urbisci, Jimmy Walker dhe të tjerë, shkruan KOHA Ditore.

“I Am Richard Pryor” është i pari nga tre kapitujt e franshizës “I Am”. Vazhdimi i dytë dhe i tretë, të cilët e përshkruajnë Jacqueline Kennedy Onassis dhe Patrick Swayze, do të publikohen më vonë. Trio e dokumentarëve i bashkohet koleksionit prestigjioz “I Am”, ku paraqiten John F. Kennedy Jr., Martin Luther King Jr., Bruce Lee, Steve McQueen, Evel Knievel, Heath Ledger, Paul Walker, Sam Kinison dhe Chris Farley.
Filmi do ta ketë premierën botërore më 12 mars në festivalin e filmit SXSW në Austin, ndërsa premiera do të fillojë më 15 mars në Paramount Network.