Pamela Anderson zbuloi se ajo e donte vetëm një burrë në jetën e saj dhe se ishte dashuria e saj e vërtetë.
Pavarësisht jetës së saj të stuhishme të dashurisë, 55-vjeçarja zbuloi se burri i saj i parë Tommy Lee ishte i vetmi burrë me të cilin ishte vërtet e dashuruar ndonjëherë.
“Ne thjesht donim të kishim fëmijë dhe të ishim bashkë përgjithmonë. Ai ishte i vetmi me të cilin isha vërtet e dashuruar. Isha e shkatërruar, nuk mund ta besoja që personi që doja aq shumë ishte në gjendje ta bënte këtë, por më duhej ta bëja për t’i mbrojtur fëmijët e mi. Divorci me të ishte pika më e ulët në jetë”, pranoi Pamela.
Në një fragment nga libri i saj “Love”, të cilin Pamela e ndau me lexuesit e revistës People të mërkurën, ylli foli për romancën e saj me bateristin e Motley Crue, me të cilin ishte e martuar nga viti 1995 deri në 1998.
Martesat e tjera të saj ishin me Kid Rock nga 2006 në 2007, Rick Salomon nga 2007 në 2008, pastaj përsëri nga 2014 në 2015, dhe në fund me truprojën e saj Dan Hayhurst, me të cilin u martua më 2020 dhe u divorcua në janar 2022.
Pati raportime se ajo u martua me producentin 77-vjeçar të A Star Is Born Jon Peters në Malibu në janar 2020 për vetëm disa ditë, por aktorja më vonë e mohoi këtë.