Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paditet Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger është paditur nga themeluesi i “Pussycat Dolls” me akuzat se ajo po rrezikon të përmbysë turneun e planifikuar të grupit.

Themeluesi Robin Antin, 60 vjeç ka ngritur padi në Gjykatën Superiore të Los Anxhelosit kundër këngëtares 43-vjeçare, raporton Hollywood Reporter.

Sipas akuzës, Scherzingeri po refuzon të bëhet pjesë e ribashkimit të grupit nëse nuk i jepet shumica e aksioneve në këtë çështje, pavarësisht se ishte pajtuar më parë për një pjesë më të vogël.

Antin i cili është më mirë i njohur si koreograf, ka themeluar grupin e famshëm “Pussycat Dolls” në vitin 1995, si një trupë burleske.

Duke ndjekur udhëzimet legjendës së ingjizimeve Jimmy Lovine, Antini më pas e kishte quar grupin një hap më para në muzikë, duke e vënë Nicole Scherzinger në krye të tij, si këngëtarja kryesore, në vitin 2003.

 

Image
Pussycat Dolls

Antin, përmes avokates së tij Richard Busch, pretendon se ajo dhe Scherzinger u pajtuan për një marrëveshje për një ribashkim të Pussycat Dolls përsëri në vitin 2019, megjithëse pandemia e vazhdueshme e koronavirusit vonoi fillimin e ribashkimit.

Në akuzën e ngritur nga avokatja e Antinit, themeluesi pretendon se ai dhe Scherzinger arritën një marrëveshje për turneun dhe sipërmarrjet e reja Pussycat Dolls, në të cilat Scherzinger do të merrte 49 përqind të aksioneve.

Edhe The Pussycat Dolls rikthehet me turne pas 17 vjetësh Showbiz 4 muaj më parë The Pussycat Dolls rikthehet me turne pas 17 vjetësh

Antin thotë se kjo u vendos përmes një marrëveshjeje afatshkurtër që avokatja po e quan "Memorandum Mirëkuptimi"

Mirëpo tani, Scherzinger thuhet se po kërkon 75 përqind të aksioneve në turne dhe sipërmarrjet e ardhshme, që është një përqindje e konsiderueshme nga shuma origjinale.

Kjo gjithashtu do t'i jepte asaj kontrollin e të gjitha vendimeve që lidheshin me grupin. Pa këtë, Antin thotë se Scherzinger do të largohet nga turneu.