Nicole Scherzinger po paditet nga themeluesi i Pussycat Dolls pasi dyshohet se refuzoi të marrë pjesë në ribashkimin e grupit të paralajmëruar më parë. Koreografi dhe themeluesi, Robin Antin, pretendon se Scherzinger po kërkon kontroll të plotë kreativ dhe një pjesë më të madhe në sipërmarrjen e re të biznesit të grupit. Këngëtarja dyshohet se ka kërkuar që pjesa e saj prej 49 për qind në kompaninë “PCD Worldwide”, të rritet në 75 për qind, duke i dhënë asaj kontrollin kreativ. Scherzinger ende nuk ka folur për çështjen.
Si ishte plani për turneun e ribashkimit?
Në nëntor të 2019-s, një dekadë pas ndarjes së Pussycat Dolls, grupi njoftoi se do të riformoheshin për një turne. Pesë nga gjashtë anëtaret do të ribashkoheshin - me Scherzingerin që do t’i bashkoheshin Ashley Roberts, Carmit Bachar, Kimberly Wyatt dhe Jessica Sutta. Grupi tha se do të performon hite të tilla si “Buttonz”, “Don't Cha” dhe “Jai Ho” në një seri koncertesh live në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me një këngë të re, “React”, që u publikua për të shënuar njoftimin për turne. Dokumentet e gjykatës tregojnë se Scherzinger pranoi të ishte “partner aktiv” në turne, ku përfshiheshin të bëheshin deri në 45 koncerte me grupin.
Si do të ndaheshin fitimet e turneut?
Padia, e ngritur të premten në Gjykatën Superiore të Los Angelesit, përfshin një memorandum mirëkuptimi, një marrëveshje në formë të shkurtër e hartuar dhe nënshkruar para njoftimit të turneut. Memorandumi i Mirëkuptimit tregon se Roberts, Wyatt dhe Sutta do të merrnin nga 12.5 për qind të fitimeve neto nga turneu. Antin, që përshkruhet si “shefi ekzekutiv, drejtori dhe pronari i vetëm i PCD-së” do të merrte gjithashtu 12.5 për qind. Bachar, që u largua nga grupi në vitin 2008 para se të dilte albumi i tyre i dytë, por ishte vendosur të kthehej për turneun e ribashkimit, do të merrte 5 për qind të fitimeve. Si këngëtarja kryesore dhe fytyra e grupit, Scherzinger doli të përfitonte më shumë nga turneu, me një pjesë prej 32.5 për qind.