Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

P.Diddy paditet për sulm seksual për të katërtën herë

Reperi me famë botërore, Sean Diddy Combs, i njohur si P.Diddy, është paditur sërish.

Kjo është padia e katërt që vjen në adresë të tij për dhunim seksual, këtë herë të një adoleshenteje në vitin 2003, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paditësja në padinë e fundit u identifikua si Jane Doe, e përshkruar si një nxënëse e shkollës së mesme në kohën kur takoi bashkëpunëtorët e P.Diddyt në një sallon të zonës së Detroitit 20 vjet më parë. Në ankesën e saj thuhet se reperi me bashkëpunëtorë të tij e dërguan atë me një avion privat nga Michigan në zonën e New Yorkut, pastaj e çuan atë në studion e tyre ku P.Diddy dhe dy burra të tjerë e droguan atë dhe i dhanë alkool për të pirë.

Sipas padisë, paditësja më pas u përdhunua në një banjë të studios nga P.Diddy dhe dy burrat e tjerë, njëri pas tjetrit, ndërsa ajo ishte herë e vetëdijshme, herë jo.

Ajo tha se P.Diddy ndenji duke shikuar një ndër përdhunimet e tjera pasi ai kishte mbaruar.

Si provë për të mbështetur pretendimet e saj, padia përfshin disa fotografi që dyshohet se paraqesin P.Diddyn dhe fytyrën e paditëses qëllimisht të mjegulluar, duke pozuar brenda studios së P.Diddyt, duke përfshirë një në të cilën ajo duket të jetë ulur në prehrin e tij, të dy përballë kamerës.

Ankesa, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Manhatan, thotë se që atëherë paditësja ka pësuar “vuajtje emocionale ekstreme që ka ndikuar pothuajse në çdo aspekt të jetës së saj dhe marrëdhënieve personale”.

Ylli botëror i repit i ka mohuar këto akuza gjatë të mërkurës.

“Në javët e fundit, jam ulur në heshtje dhe kam parë njerëzit të përpiqen të vrasin karakterin tim. Më lejoni të jem absolutisht i qartë: nuk bëra asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen”, ka shkruar P.Diddy

Njëri nga dy burrat e tjerë që pretendohet se ka përdhunuar paditësen në padinë e fundit kundër P.Diddyt quhet Harve Pierre, një ish-drejtues i lartë në kompaninë “Bad Boy” (që është në pronësi të P.Diddyt). Njeriu i tretë u identifikua në ankesë vetëm si “person i tretë”.

Vetë Pierre u akuzua në një padi të veçantë muajin e kaluar për përdorimin e pozitës së tij autoritare në “Bad Boy për të sulmuar seksualisht një ish-ndihmëse.

Një zëdhënës i “Bad Boy” i tha revistës People muajin e kaluar se kompania po “heton akuzat”.

Akuzuesja e fundit e P.Diddyt tha se ajo zgjodhi të paraqitet pasi pa lajmet e fundit të padive të ngritura kundër P.Diddyt muajin e kaluar nga ish e dashura e tij Cassie Ventura, e cila njihet me emrin Cassie, duke e akuzuar reperin për abuzimi fizik, trafikimi seksual dhe përdhunimi gjatë një dekade.

Ventura dhe Combs, njoftuan të nesërmen se e kishin zgjidhur çështjen në kushte konfidenciale.

Avokati i Combs, Ben Brafman, ka thënë atëherë se zgjidhja e padisë nuk ishte “në asnjë mënyrë një pranim i keqbërjes”, dhe se klienti i tij mbajti qëndrimin e tij “totalisht mohues” të pretendimeve të Venturas.

Por Combs u godit me dy padi të tjera mbas disa ditësh, një nga një paditëse e quajtur Joi Dickerson-Neal, e cile e akuzoi rep-artistin për drogim dhe sulm seksual ndërsa ajo ishte studente në Universitetin “Syracuse” në vitin 1991.

Dhe një tjetër grua me emrin Jane Doe (emri i njëjtë sikur paditësja e katërt) e akuzoi atë se e detyroi atë dhe një shoqe në marrëdhënie seksuale jokonsensuale në fillim të viteve 1990.

Image