Personazhi mediatik, Oprah Winfrey, do ta ketë një dokumentar biografik, i cili do të transmetohet në platformën “Apple TV+”.
Kjo platformë ka njoftuar të premten se dokumentari dypjesësh do të përqendrohet në jetën e Winfreyt. Ky projekt do t’i paraqesë kronikisht 25 vjetët e historisë amerikane nëpërmjet syve të Winfreyt, “që ishte person i thjeshtë për t’u bërë më pas miliardere, filantropiste, aktore, personazh mediatik dhe agjente e ndryshimit social”.
Dokumentari i Winfreyt do të udhëhiqet nga regjisori që ka fituar çmim “Oscar”, Kevin MacDonald, dhe producentja e nominuar për çmimin “Emmy”, Lisa Erspamer, e cila ndryshe njihet për punën e saj në “The Oprah Winfrey Show” dhe “Whitney.”
Në vitin 2018, “Apple” dhe Winfrey kishin arritur marrëveshje disavjeçare për krijimin e disa programeve origjinale. Disa emisione tashmë janë publikuar në platformë, përfshirë “The Oprah Conversation,” “Oprah Talks COVID-19” dhe “Oprah’s Book Club.”
-
Oprah Winfrey blen të drejtat për dokumentarin për jetën e saj
-
Dokumentari i Princit Harry dhe prezantueses Oprah Winfrey lansohet së shpejti
-
Shtyhet dokumentari i Princit Harry me Oprah Winfrey
-
“Kylie”, dokumentari i ardhshëm për yllin e popit
-
Pavarësisht notimit të keq në IMDb, “Melania” mbush arkat filmike