Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Oprah Winfrey i dhuron 13 milionë dollarë për universitetin historik

Oprah Winfrey i ka dhuruar 13 milionë dollarë për një universitet të njohur në Georgia.

Një javë pasi ia dhuroi mbi 1 milion dollarë United Negro College Fund, magnatja e mediave ia ka shkruar një çek Kolegjit Morehouse në Atlanta.

Universiteti është themeluar 160 vjet më parë për t’i arsimuar meshkujt afrikano-amerikanë.

Image

Oprah e bëri njoftimin për donacionin e saj të fundit derisa po fliste në kolegj, ku ajo ishte duke u nderuar për një donacion të mëparshëm prej 12 milionë dollarësh vite më parë, i cili ka ndihmuar në mbulimin e shkollimit të pothuajse 600 studentëve, shkruan KOHA Ditore.

Winfrey ndodhet në Atlanta pasi e ndihmoi mikun e saj Tyler Perry ta lansonte kompleksin e tij të ri të studios në qytet gjatë fundjavës.

Edhe Robert Smith, miliarderi që ua pagoi kolegjin qindra studentëve në Georgia Kuriozitet Robert Smith, miliarderi që ua pagoi kolegjin qindra studentëve në Georgia

Donacioni i saj i përgjithshëm prej 25 milionë dollarësh për Morehouse është më i madhi që i është dhënë shkollës ndonjëherë.

"Mezi po pres që të shoh se çfarë do të bëjnë (studentët) me të ardhmen e tyre," tha Oprah derisa e bëri publik donacionin e saj të fundit.