Ylli i ri i muzikës pop, Olivia Rodrigo, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të dytë muzikor. Me titull “GUTS”, ky projekt i shumëpritur nga fansat e këngëtares do të publikohet në muajin shtator.
“GUTS” vjen pas albumit debutues të Rodrigos, “SOUR”, i cili doli në treg në pranverë të vitit 2021 dhe e përfshinte një prej këngëve të shndërruara në hit global, “Drivers License”.
Kjo ishte kënga e parë që i arriti 80 milionë transmetime brenda 7 ditëve në Spotify.
Në vitin 2022, Olivia u nominua për shtatë çmime “Grammy”, përfshirë këtu katër prej kategorive kryesore, si dhe u bë artistja e parë me prejardhje filipinase që e arrin këtë sukses. Gjatë mbrëmjes ajo i fitoi tri shpërblime, përfshirë trofeun “Artistja më e mire e re”.
Po ashtu me 30 qershor, ajo e publikon këngën e re të titulluar, “Vampire”.
“‘Vampire’ është tingulli i një artisteje me vetëkontroll, të pjekur dhe e cila ka guxim dhe vetëbesim të lartë. Me këtë këngë, Rodrigo është gati ta fillojë një kapitull të ri emocionues në karrierën e saj muzikore”, thuhej në një komunikatë për media të publikuar një javë më parë.
Edhe
Olivia Rodrigo do të rikthehet me këngën e re “Vampire”
Në fillim të këtij viti, kantautorja 20-vjeçare zbuloi se ka punuar në incizimin e shumë këngëve të reja. Fituesja e çmimit “Grammy” u tha miliona ndjekësve të saj se mezi pret që t’i dëgjojnë ato, si dhe i falënderoi të gjithë për durimin dhe përkrahjen e dashurinë që ia dhurojnë vazhdimisht.
Përgatiti: Edona Binaku