Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Rodrigo e themelon një festival

Olivia Rodrigo

Olivia Rodrigo

Foto: Associated Press

Këngëtarja e njohur, Olivia Rodrigo, ka realizuar një nga ëndrrat e saj duke krijuar festivalin e saj muzikor, të quajtur “Daisy Chain Fields”, i cili do të mbahet në Kaliforni, ka raportuar Billboard.

Festivali do të ketë një përbërje artistësh kryesisht gra, përfshirë emra si Chappell Roan dhe grupin KATSEYE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në Instagram, Rodrigo u shpreh se ideja për festivalin ka qenë një ëndërr e gjatë dhe se është shumë e emocionuar që po realizohet.

“Aktualisht nuk jam ndjerë kurrë më e lumtur për të ndarë këtë lajm me ju. Kam vite që e ëndërroj këtë festival dhe jam shumë e emocionuar që më në fund po bëhet realitet… ‘Daisy Chain Fields’ ka një lineup vetëm me artiste gra dhe 100 për qind e fitimeve neto do të shkojë për organizata që mbështesin gratë dhe vajzat”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se muzika dhe komuniteti mund të sjellin ndryshim pozitiv dhe se mezi pret të performojë dhe të festojë me fansat më 29 gusht.

Rodrigo ka theksuar gjithashtu për Pitchfork se asnjë nga artistët pjesëmarrës nuk do të ketë fitim nga ky festival, pasi qëllimi është mbështetja e kauzave sociale dhe krijimi i një hapësire pozitive.

“Na duhet diçka pozitive për të bërë dhe për të parë. Vajzat e reja kanë nevojë për modele që mbështesin njëra-tjetrën dhe që janë pjesë e diçkaje të gëzueshme dhe komunitare”, ka thënë ajo.

Në një intervistë të mëparshme për The Guardian, ajo kishte folur edhe për presionin e famës, duke thënë se ajo e ka “ngadalësuar” zhvillimin e saj personal, pasi rritja në sytë e publikut e ka bërë më të vështirë të bëjë gabime dhe të mësojë në privatësi.