Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Olivia Rodrigo do ta lansojë albumin debutues në muajin maj

Foto: AP/Associated Press

Këngëtarja dhe aktorja 18-vjeçare, Olvia Rodrigo, e cila arriti suksese të jashtëzakonshme në toplistat muzikore me këngën debutuese “Driver’s License”, ka bërë të ditur se do ta publikojë albumin e parë muzikor më 21 maj të këtij viti.

Rodrigo e bëri të ditur lajmin krahas lansimit të këngës së dytë të karrierës së saj, “Déjà vu”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paralajmërimi i albumit dhe data e lansimit të tij u zbuluan në përshkrimin e kësaj kënge në YouTube, ku Rodrigo e ka ndarë edhe një link i cili ua mundëson fansave ta para-porositin albumin ende të patitulluar.

Këngëtarja akoma nuk ka komentuar rreth incizimit të ri për të cilin nuk dihen shumë detaje, por ka treguar se e ka shkruar këngën “Déjà vu” ngaqë gjithmonë ka qenë e fascinuar nga ky koncept.

Rodrigo është jashtëzakonisht e kënaqur me suksesin që e ka shënuar kënga debutuese, si dhe kulmin e lumturisë e kishte arritur në momentin kur idhulli i saj, Taylor Swift, e kishte përgëzuar online për këngën. Së fundmi ajo ka thënë se ky sukses është përtej një ëndrre të paimagjinueshme.

Ylli i shout televiziv “High School Musical: The Musical: The Series” e publikoi këngën “Drivers License”, më 4 janar të këtij viti. Ajo arriti të qëndroj në pozitën e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, për tetë javë rresht si dhe i ka dominuar toplistat tjera muzikore në SHBA dhe shtete tjera të botës .