Ylli i njohur i muzikës, Olivia Rodrigo, thotë se nuk do të ndryshojë kurrë.
Aktorja dhe këngëtarja 19-vjeçare është e lumtur me mënyrën se si fansat e kanë pranuar, dhe thotë se kjo gjë i ka dhënë vetëbesim. Megjithëkëtë, Rodrigo premton se nuk ka në plan të ndryshojë dhe nuk do ta lejojë që suksesi të ketë ndikim negativ në jetën e saj, raportoi të hënën portali “Female”.
“Unë definitivisht mendoj që kur e sheh sa shumë njerëz e gjejnë veten tek muzika jote dhe ajo që ke për të thënë, të ndihmon me vetëbesimin. Dhe jam jashtëzakonisht falënderuese që adhuruesit e mi ma kanë mundësuar këtë, sepse zakonisht unë di të tregohem paksa e ashpër me veten. Thjeshtë, gjithmonë mundohem ta detyrojë veten të jem më e mirë dhe nganjëherë përfundoj duke u lënduar. Por, mendoj se nuk do të ndryshojë kurrë pavarësisht suksesit që këngët dhe muzikës ime e arrijnë”, ka deklaruar Rodrigo.
Ylli i hitit “Drivers License” e pranoi se viti i kaluar ishte i çmendur për të dhe pavarësisht faktit që gjithçka rreth saj ka ndryshuar, ajo vazhdon të jetë i njëjti person dhe miqtë e afërt kujdesen që ta ruajë thjeshtësinë dhe modestinë.
“Unë kam miq të mrekullueshëm të cilët janë gjithmonë të sinqertë me mua dhe më mbajnë me këmbë në tokë. Jeta ime ka ndryshuar drastikisht, por në fund të ditës, unë mbetem i njëjti person dhe i bëjë gjërat e njëjta në përditshmërinë time”.
Këngëtarja e hitit “good 4 u” tutje tregoi se e vetmja vështirësi në të cilën ka hasur gjatë përshtatjen me jetën e re, është fakti se këngët që tani i shkruan duhet t’i lansojë për gjithë botën.
“Shkrimi i këngëve është një eksperiencë shumë personale dhe intime. T’i e zbraz zemrën dhe shpirtin në këtë copë letre dhe më pas vjen koha kur duhet ta lansosh atë. Kështu, detyrohesh të ndahesh nga kënga pasi ajo nuk është më pjesë e zemrës tënde. Është diçka që e ke krijuar për njerëzit e tjerë”, shpjegoi këngëtarja.
Olivia e dokumentoi procesin e incizimit të albumit debutues “Sour”, në dokumentarin e ri me titull “driving home 2 u”.