Aktorja e njohur amerikane, Olivia Munn, është diagnostikuar me sëmundjen e njohur si Fibromialgjia.
Ylli i filmave “X-Men: Apocalypse” ka folur hapur për betejën e saj dy vjeçare me këtë çrregullim autoimun, duke treguar se gjendja e saj shëndetësore do të jetë nën kontroll, për sa kohë i ndjekë këshillat e mjekut të saj.
“Gjithçka është nën kontroll për sa kohë që vazhdojë të bëjë ushtrime fizike, i përmbahem një diete të shëndetshme, vazhdoj t’i përmbahem rregullave të mjekut dhe të meditoj. Këto janë gjëra shumë të rëndësishme”.
Aktorja 40-vjeçare e pranon se diagnoza e saj me këtë sëmundje, e cila manifestohet me dhimbje të muskujve, lodhje dhe probleme me gjumin, e ka bërë të reflektojë shumë rreth ushqimeve që i konsumon, sidomos tani që po mundohet ta përmirësojë shëndetin e saj.
Tutje, Olivia tregoi që mjekët i kanë thënë se duhet patjetër të bëjë ndryshime drastike në jetën e saj, për ta shmangur marrjen e sëmundjeve të shumta autoimune.