Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nuk do të ketë hetim lidhur me eksplodimin në setin e James Bondit

Eksplodimi që kishte lënduar një anëtar të ekipit në setin e filmit të ri për James Bondin nuk do të hetohet formalisht edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar një gjë e tillë, u bë e ditur së fundi.

Anëtari i ekipit kishte pësuar lëndime të lehta nga eksplodimi në Pinewood Studios në Buckinghamshire më 4 qershor të këtij viti, shkruan KOHA Ditore. Po ashtu, edhe jashtë kësaj studioje kishte pasur ndodhur një eksplodim më i vogël.

“Pas vlerësimit fillestar konkluduam që nuk ka nevojë për hetim formal”, deklaroi zëdhënësi i krejt projektit të xhirimit të vazhdimit të ri të filmit për agjentin më të famshëm në botë.

U theksua edhe që në sete hetohen vetëm incidentet më serioze lidhur me punën, lëndimet ose rastet e përkeqësimit të papritur të gjendjes shëndetësore dhe u tha që ky rast sipas të gjitha gjasave është i mbyllur.