Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

North West shfaqet në videoklipin e babait të saj

Këngëtari Kanye West dhe e bija e tij, North West do ta realizojnë bashkë videoklipin e këngës së tyre.

Se North West do të shfaqet në videoklipin e ri të babit të saj e ka bërë të ditur vet Kanye përmes një videoje të shkurtër që e lansoi në Instagram për të paralajmëruar fansat për projektin e ri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@kanyewest)

Kënga quhet “Talking/Once Again” dhe është pjesë e albumit të Kanye, për realizimin e të cilit ai bashkëpunoi me kolegun e tij, reperin Ty Dolla $ign.

Më parë North kishte treguar se kur të rritet dëshiron të bëhet boksiere. Më pas ajo ka thënë se do të donte të ishte një shëtitëse qensh në mënyrë që të mblidhte para për të blerë mjete për të bërë vepra artistike.

“Dua të punoj sepse gjithçka kushton shumë shtrenjtë. Pra dua të bëhem repere, basketbolliste dhe të bëj vepra arti të cilat dua t’i shes. Gjithashtu një ditë dua të bëhem pronare e brendeve të prindërve të mi, ‘Yeezy’ dhe ‘SKIMS’, pra dua të bëhem pronare biznesesh,”, pati thënë North.

North është e bija e madhe e Kanyes të cilën e ka me yllin televiziv Kim Kardashian.

Image