Showbiz

“No Time To Die” fiton 5 milionë funta në ditën e parë të shfaqjes

Filmi më i fundit James Bond i Daniel Craigit, i quajtur “No Time To Die”, ka arritur të marrë 4,5-5 milionë funta në ditën e parë të paraqitjes nëpër kinematë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, kanë bërë të ditur producentët.

Shfaqja e premierës së filmit ishte shtyrë disa herë për shkak të pandemisë me COVID-19, ndërkaq tani po përcillet nëse mund të arrijë nivelet e shitjes që kishte para pandemisë.

Të dhënat e së enjtes tregojnë se shitjes janë 13% më të larta se për Spectre të vitit 2015, por 26% nën Skyfall të vitit 2012, ka bërë të ditur Universal Pictures.

Sipas Universal, filmi “No Time To Die”, është hapur në 772 kinema të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, të enjten, që i bie për 25 kinema më shumë se filmi që e ka mbajtur rekordin deri më tani “Star Wars: Rise of Skywalker”, në vitin 2019.

Firma e teknologjisë filmike Gower Street Analytics parashikoi se “No Time To Die” do të përbëjë 92% të totalit të blerjeve të arkave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, në javën e saj të hapjes.

Premiera botërore e filmit është dhënë të martën në Britani të Madhe.