Showbiz

Një 76-vjeçar pranon se i vodhi këpucët e Dorothyt nga filmi “Magjistari i Ozit”

Është gjetur hajduti i këpucëve të kuqe që aktorja e mirënjohur Joudy Garland i kishte mbathur për ta portretizuar rolin e Dorothyt në filmin “Magjistari i Ozit”, raporton TMZ.

Personi me emrin Terry John Martin ka pranuar se i ka “vjedhur” këpucët në vitin 2005, duke përdorur një çekiç për ta thyer xhamin e kutisë ku ndodheshin ato.

Image

Ai ka pranuar se gabimisht kishte menduar se këpucët ishin të dekoruara me safirë origjinalë, e ishin të siguruara për 1 milion dollar.

Këpucët u gjetën në vitin 2018 kur Martin u arrestua dhe e pranoi krimin.

76-vjeçari nuk do të burgoset, ai vuan nga një sëmundje serioze dhe gjykatësi ka treguar mëshirë, pasi Martin po parashihet të jetojë edhe gjashtë muaj.

Vlera aktuale e këpucëve të Dorothyt është 3.5 milionë dollarë amerikan.