Nipi i Ricky Martinit ka tërhequr pretendimet për ngacmim dhe aferë me këngëtarin, në gjyqin e mbajtur të enjten, gjë e cila edhe e ka mbyllur rastin, ka shkruar Variety të enjten.
Avokatët e Martinit kanë thënë se kërkesa për ta mbyllur çështjen ka ardhur nga akuzuesi dhe se ky rast nuk ishte gjë tjetër përveç pretendim i rremë me asgjë të vërtetë në të.
“Urdhri i përkohshëm për mbrojtje nuk është zgjatur nga gjykata. Akuzuesi konfirmoi para gjykatës se vendimi për ta mbyllur çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë presion apo ndikim të jashtëm”, kanë thënë avokatët e Martinit.
Martin u paraqit në gjykatën e Puerto Ricos për t’u adresuar mbi akuzat e bëra nga nipi i tij 21-vjeçar. Martinit i ishte lëshuar një urdhër për kufizim ndaj nipit të tij. Ai mohoi akuzat.
Vëllai i këngëtarit po ashtu tha se nipi “po vuante nga probleme të rënda mendore”.