Avokati i Ricky Martinit ka folur për pretendimet për dhunë familjare kundër këngëtarit.
Gjatë korrikut, Associated Press raportoi se një urdhër kufizimi ishte vendosur ndaj Martinit. Në atë kohë, identiteti i ankuesit ishte i mbrojtur duke thënë se ishte i frikësuar për sigurinë e tij.
Martin i mohoi pretendimet. Ai doli me deklaratë edhe në rrjetet sociale për këtë.
“Urdhri për mbrojtje kundër meje është i bazuar në pretendime komplet të rreme, kështu që do t’i përgjigjem përmes procesit gjyqësor me fakte dhe dinjitetin që më karakterizon mua”, shkroi ai.
Më 13 korrik, faqja spanjolle Marca raportoi se nipi i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez, ishte ankuesi. Sanchez pretendoi se Martin e ka abuzuar fizikisht dhe psikikisht gjatë një lidhjeje romantike 7-mujore.
Tani, avokati i Martinit ka folur për ta qartësuar ngjarjen.
Edhe
Ricky Martini po padit nipin e tij me 20 milionë dollarë
“Fatkeqësisht, personi që e bëri pretendimin po vuan nga probleme të rënda mentale”, tha ai.
“Ricky Martin sigurisht asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë i përfshirë në ndonjë marrëdhënie romantike apo seksuale me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e pështirë”, shtoi ai.
Martin është paditur nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Drucker pretendoi se këngëtari i ka borxh mbi 3 milionë dollarë që s’i ka paguar.