Nicole Kidman e ndërpreu një intervistë në radio të hënën kur u pyet përsëri për paruke.
Aktorja 51-vjeçare po fliste për filmin e saj të ri “Destroyer” në emisionin australian “The Kyle & Jackie O Show” kur radio prezantuesja, Jackie 'O' Henderson e ngriti temën e flokëve të Nicole.
"Mendoj se ekziston një podcast i dedikuar për të gjitha paruket që i bartë në filma dhe mendoj se një person të ka pyetur për këtë në një konferencë për shtyp, apo jo? Ai tha diçka si: ‘Cila është parukja jote e preferuar që e ke bartur ndonjëherë në filmat tuaj?'", pyeti Jackie. "Gjithsesi, ata e bëjnë këtë podcast dhe podcasti është vetëm për paruket tuaja. Kjo më shtyri ta pyes veten: cila është paruka jote e preferuar? Sepse për mua, është paruka e Celeste. Është një paruke e mrekullueshme".
Dukshëm e irrituar nga pyetjet, Nicole u përgjigj: "Epo, tani i përdor flokët e mi, kështu që mendoj se kjo është ndoshta e preferuara, flokët e mi, shkruan KOHA Ditore.
"Shumë herë i përdor edhe flokët e mi, sepse është shumë lehtë, dhe herëve të tjera krijojnë karaktere të ndryshme. Është si të pyesësh për karakterin më të mirë, është sikur të pyesësh cilin e ke fëmijën e preferuar? Nuk mund të përgjigjem në këtë! Gjithsesi, më duhet të shkoj, sepse janë duke më pritur në radiostacionin tjetër, të cilin më mirë të mos e përmend në emisionin tuaj".
-
Sabrina Carpenter tregon për problemet me gardërobën për shkak të gjatësisë së saj
-
Pink është “shumë e zënë” për t’u marrë me karrierë të re në televizion
-
Nicole Kidman “e rigjallëruar dhe optimiste” pas divorcit nga Keith Urban
-
Nicole Kidman: Kam përjetuar shumë, por kam mbijetuar
-
Keith Urban ndryshoi tekstin e një kënge për Kidman pak ditë para lajmit për ndarjen