Pas shumë sekreteve në serinë e saj të mëparshme, “Big Little Lies”, Nicole Kidman sërish i zbulon sekretet në serinë e re, “The Undoing”.
HBO e ka prezantuar fragmentin e parë për serinë e re të kufizuar të zhanrit dramë “The Undoing”, e cila bazohet në romanin e njohur “You Should Have Known” nga Jean Hanff për terapisten e suksesshme, jeta e të cilës ndryshon në mënyrë dramatike pak para botimit të librit të saj të parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeria me gjashtë pjesë kështu e sjell edhe historinë për çiftin e martuar, Grace dhe Jonathan Fraser (Kidman dhe Hugh Grant), të cilët e jetojnë jetën e tyre të përsosur deri në tragjedinë e madhe e cila më pas do të zbulojë shumë sekrete për të cilat Grace, do të duhet të bëjnë çmos për ta mbrojtur djalin e saj Henryn ( Noah Jupe) dhe pjesën tjetër të familjes, shkruan KOHA Ditore.
Skenarin për serinë e shkroi David E. Kelley, me të cilin Kidman bashkëpunoi në Big Little Lies, ndërsa regjia bëhet nga Susanne Bier (The Night Manager). Në rolet e tjera shfaqet Donald Sutherland, Edgar Ramirez, Edan Alexander, Ismael Cruz Cordova, Matilda De Angelis dhe Michael Devine.
“The Undoing” mbërrin në HBO në maj.