Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nick Jonas: “John Mayer na e vodhi këngën, ky është një kompliment”

Nick Jonas është i kënaqur që John Mayer e ka kopjuar një refren të këngës së Jonas Brothers që ai e pëlqente.

Këngëtari i këngës “Jelous” zbulon se Mayer iu afrua treshes disa vite më parë dhe e pranoi se ishte adhurues i madh i këngës së tyre Lovebug - dhe pastaj e ripërtëriu melodinë.

Me shfaqjen në episodin e ri të serisë së YouTube, “Hot Ones”, Nick tha: “Ai disi e kopjoi këngën tonë. Një fakt pak i njohur. Shikojeni atë në YouTube.

“Ai erdhi tek ne në ndarjen e çmimeve Grammy vite më parë dhe tha: ‘E dua këngën tuaj Lovebug...’ Dy vjet më vonë ai e publikon një këngë dhe refreni është fjalë për fjalë i njëjtë me strofat e ndryshme”, shkruan KOHA Ditore.

Por Mayer nuk duhet të shqetësohet për akuzën për plagjiaturë, siç insiston Nick, "Është një kompliment kur dikush e bën këtë!"

Kënga në fjalë e Mayer është “Walt Grace's Submarine Test, January 1967”, që është paraqitur në albumin e tij të vitit 2012”, “Born and Raised”.