Nick Carter është bërë baba për herë të tretë. Ish-anëtari i Backstreet Boys dhe bashkëshortja e tij Lauren kanë mirëpritur të enjten në mëngjes fëmijën e tyre të tretë.
Çifti që u kurorëzua në vitin 2014 kanë edhe një djalë 5-vjeçar të quajtur Oldin Reign dhe një vajzë 18-muajshe të quajtur Saoirse.
We are proud to announce that our baby has officially arrived. ??But as a parent knows all to very well, sometimes things don’t turn out the way you plan it. We have been experiencing some minor complications but things are looking a little better after the first night.
— Nick Carter (@nickcarter) April 22, 2021
“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se foshnja jonë ka ardhur në këtë jetë. Nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kemi përjetuar momente të vështira mbrëmë pas disa komplikimeve që u paraqitën gjatë lindjes. Fatmirësisht gjërat po duken më mirë pas natës së parë”, ka shkruar Carter në Twitter.
Deri më tani nuk është bërë e ditur gjinia e fëmijës së tretë të këngëtarit amerikan.