Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ngrihet akuzë ndaj dilerëve të drogës lidhur me tragjedinë e Mac Millerit

Janë arrestuar tre meshkuj në lidhje me vdekjen e Mac Miller, dhe që të tre janë akuzuar se kanë shitur oksikodon të falsifikuar.

Prokurorët federalë insistojnë se veprimet e tyre e shkaktuan vdekjen e reperit prej mbidozimit vitin e kaluar (18).

Një juri e madhe i shqiptoi aktakuza Cameron Pettit, Stephen Walter dhe Ryan Reavis në një gjykatë federale në Kaliforni të mërkurën (2 tetor 2019), shkruan KOHA Ditore.

Pettit ishte dileri i reperit, i cili mori drogë të prishur nga Walter, dhe e cila iu dorëzua nga Reavis.

Treshja është akuzuar se e kanë planifikuar shpërndarjen e substancave të kontrolluara që rezultuan në vdekje, dhe shpërndarjen e fentanilit i cili rezulton me vdekje, sipas TMZ.

Edhe Një burrë u dënua me 11 vjet burgim në rastin e vdekjes së reperit Mac Miller Showbiz Një burrë u dënua me 11 vjet burgim në rastin e vdekjes së reperit Mac Miller

Secila akuzë e mbart një dënim minimal prej 20 vjetëve.

Walter gjithashtu akuzohet për posedim të municioneve - ai ishte dënuar më parë për shpërndarje të drogës.