Reperi kosovar Getinjo është personazh i radhës në emisionin e Kohavisionit në të cilin ai intervistohet gjatë një udhëtimi me veturë.
Në emisionin “N’Gasz” që transmetohet të hënën në orën 21:00, Getinjo flet për gjëra interesante nga jeta e karriera e tij.
Ai flet për fëmijërinë, sakrificat që ka bërë kur ka nisur të merret me muzikë, raportet e tija femrat e shumëçka tjetër.
Situata komike dhe interesante shpalosen gjatë emisionit me format jo të zakonshëm, të cilin autorja e realizon teksa nget veturën.
Adhuruesit e Getinjos do të mësojnë shumëçka për këngëtarin e tyre të preferuar nëpërmjet “N’Gasz”.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentimvrasjet dhe shkalla e kriminalitet në vend, sot në “60 Minuta” me Bejtush Gashin
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”
-
Liza Gashi sot në “60 Minuta” për synimet e VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Gashi: S’ka asgjë që nuk dinë të bëjnë shqiptarët
-
Dushan Janjiq në PIKË me Veton Surroin