Netflixi ka publikuar programin festiv të përbërë nga 23 filma dhe shfaqje televizive që do të lansohen në prag të ditës së Krishtlindjes.
Festimet do të fillojnë nga 1 nëntori me “The Claus Movie”, një film familjar mbi misionin e gjyshit që përpiqet të shpëtojë Krishtlindjen me mbesën e tij që urren këtë festë, shkruan nme.
Elizabeth Hurley, John Cleese dhe Kelsey Grammer do të bashkohen për komedinë e radhës “Father Christmas Is Back”, që del më 7 nëntor.
Më 19 nëntor do të dalë shfaqja “Blown Away: Christmas”. “Shaun the Sheep: The Flight Before Christmas” do të publikohet më 3 dhjetor, ashtu si edhe të tjera shfaqje.