Showbiz

Netflixi blen të drejtat për adaptimin e romanit të popullarizuar të Jojo Moyes

Netflixi e ka blerë shumicën e të drejtave për adaptimin e romanit “The Last Letter From Your Lover” nga gazetarja, shkrimtarja dhe skenaristja e preferuar dhe fituesja e çmimeve Jojo Moyes (Me Befor You).

StudioCanal do të jetë përgjegjës për xhirimin e filmit, ndërsa detajet financiare të marrëveshjes me Netflixin nuk dihen. Në dramën romantike rolet kryesore do t’i kenë Felicity Jones dhe Shailene Woodley si Ellie (Jones), gazetarja e re në Londrën bashkëkohore e cila i gjen letrat e vjetra të dashurisë që e zbulojnë aferën e dashurisë e cila ka ndodhur gjatë viteve 1960, shkruan KOHA Ditore. Romanca midis Jennifer Stirling (Woodley) dhe Anthony O'Hare (Callum Turner) ishte aq intensive saqë Ellie bëhet e obsesionuar me qëllimin që ta gjejë çiftin dhe të zbulojë se si ka përfunduar historia e tyre.

Romani “The Last Letter from Your Lover” kas pasur një sukses i madh në të gjithë botën dhe është shitur në mbi 3 milionë kopje. Për regji të filmit është përgjegjëse Augustine Frizzell (Euphoria) me skenar të Nick Payne dhe Esta Spalding, ndërsa në rolet e tjera shfaqen Nabhaan Rizwan, Joe Alwyn dhe Ncuti Gatwa. Filmi aktualisht është duke u xhiruar në Majorka ndërkohë që xhirimet do të zhvendosen në Britani të Madhe së shpejti. Ende nuk dihet data e premierës.

Felicity Jones së shpejti do të mund ta shikojmë në aventurën “The Aeronauts”, ku luan me Eddie Redmayne, i cili ishte partneri i saj filmik në dramën biografike “The Theory of Everything”, për të cilën u nominua për “Oscar”. Shailene Woodley e kemi parë së fundi në sezonin e dytë të “Big Little Lies”, ndërsa një nga projektet në të cilat po punon është drama romantike “Endings, Beginnings”. Të dyja aktoret do të jenë gjithashtu producente ekzekutive për “The Last Letter From Your Lover”.