Seria e Drew Barrymore në Netflix, “Santa Clarita Diet”, anulohet pas tri sezonesh.
Drejtorët ekzekutivë në platformën e streamingut të premten njoftuan se e kanë anuluar serinë – në të cilën gjithashtu luajti edhe Timothy Olyphant dhe e cila u krijua nga Victor Fresco - vetëm disa javë pas premierës së sezonit të tretë muajin e kaluar.
"Bota kurrë nuk e ka njohur një "zom-com" deri në Santa Clarita Diet, dhe ne i jemi mirënjohës krijuesit Victor Fresco që e solli këtë ide në Netflix", tha një përfaqësues në një deklaratë, sipas “The Hollywood Reporter”.
Nuk është dhënë ndonjë arsye për anulimin e serialit, megjithëse drejtorët e përgëzuan kastën dhe ekipin për përpjekjet e tyre në programin hit, shkruan KOHA Ditore.
"Për meritat e tyre të pafundme, Drew Barrymore dhe Timothy Olyphant ishin absolutisht të mrekullueshëm, me një aftësi të paparë për komedi të cilët e sollën Sheilën dhe Joel Hammond në një jetë dinamike, edhe pse njëri prej tyre ishte i pavdekshëm", shtuan ata.
”Santa Clarita Diet” bën fjalë për sekserët e martuar Sheila dhe Joel Hammond, të cilët i luajtën Barrymore dhe Olyphant, ndërsa ata e rrisin vajzën e tyre në Santa Clarita të Californias.
-
“Squid Game” mbyllet me befasi, paralajmërohet një version amerikan
-
“Sesame Street” kalon në Netflix pasi Trump ndërpreu financimin publik
-
Drew Barrymore do të mundohet ta praktikojë distancën fizike në emision
-
Anulohen "MTV Movie and TV Awards" për këtë vit
-
Filmi i Halle Berryt nuk do të shfaqet në Netflix