Kënga “Nëntori”, e interpretuar nga këngëtarja Arilena Ara, po vazhdon suksesin e saj, por këtë herë jo në trojet shqiptare.
Balada në fjalë ka arritur që bëhet ndër këngët më të dëgjuara të momentit në Rusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë listën e këngëve më të kërkuara nga “Shazam”, remiksi i kësaj kënge është renditur i katërti si më i kërkuari dhe i pëlqyeri në Rusi. Lajmin e ka bërë të ditur kompozitori i njohur maqedonas i kësaj kënge, Darko Dimitrov, përmes një fotografie.
Kujtojmë se ditë më parë, kompozitori Dimitrov në një intervistë ekskluzive për emisionin “Express” tregoi se kënga “Nëntori” është marrë nga një kompani muzikore ruse për promovim në këtë vend dhe më gjerë.
“Bashkëpunimi im i fundit me Arilena Arën është një arritje, sepse këngën e saj e mori një kompani ruse dhe ka filluar ta plasojë në gjithë botën. Kjo do të thotë se tani kjo këngë dëgjohet edhe në Itali, Turqi, Rusi e vende të tjera. Dhe, përkundër asaj që teksti nuk kuptohet, e ndjenjë muzikën dhe e dëgjojnë atë, që do të thotë se muzika nuk ka kufij. Më vjen shumë mirë që artistët e Ballkanit kanë filluar ta sundojnë botën. Kjo nënkupton se ne sjellim diçka tonën që tani e tutje bota ka filluar ta shohë dhe do ta shohë”, ka thënë ai.
Arilena me këngën “Nëntori” kishte marrë pjesën në edicionin e fundit të Festivalit “Kënga Magjike”. Pos tjerash, ajo ishte renditur në vendin e tretë në këtë festival.
Ara është prodhim i talent-shout muzikor “X Factor Albania”, ku kishte arritur të fitojë në një nga edicionet e tij. Ajo mbetet ndër më aktivet sot nga pjesëmarrësit e këtyre garave, meqë deri tash ka ardhur me shumë këngë, videoklipe dhe ka qenë pjesëmarrëse nëpër festivale.