Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja e hitit “Nëntori”, së shpejti me këngë të re në anglisht

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, ishte mysafire këtë të diele në emisionin “1 Kafe me Labin Summer”.

Vitin e kaluar ajo ka marrë pjesën në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Nëntori”, e cila ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në Evropë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ara gjatë bisedës zbuloi se kënga “Nëntori”, saktësisht remixi i saj i bërë nga Besmir Bajgora, është si kënga e parë në të gjitha top listat dhe chartet e më shumë se 34 vendeve të Evropës.

Gjithashtu, Arilena ka zbuluar se është duke punuar në një projekt të ri, këngë të re, e cila do të jetë në gjuhën angleze dhe do të titullohet “I’m Sorry”.

Ajo, po ashtu tregoi se ka filluar turin botëror para disa javësh, së pari ishte në Rumani, tani në Ukrainë dhe në fund të korrikut do të jetë në Rusi, ku është e ftuar në një festival të madh në të cilin do të marrin pjesë katër shqiptare - Arilena Ara, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi.

“Jam e ftuar në festivalin e madh të Rusisë, i cili do të mbahet në fund të korrikut, dhe kur kam parë të ftuarit kam thënë më vete: ‘Shqiptarët do ta pushtojnë Rusinë’”, është shprehur këngëtarja Ara.