Showbiz

Nëna e Selena Gomez thotë s'mund të bëjë shumë gjëra pasi e ka bijën të famshme

Selena Gomez dhe nena e saj Mandy Teefey

Selena Gomez dhe nëna e saj Mandy Teefey

Mandy Teefey, nëna e aktores, Selena Gomez, ka treguar se nuk mund të bëjë shumë gjëra për shkak të famës që ka e bija.

Ajo ka thënë se i mungon koha kur mund të dilte me të thjeshtë për ta shijuar ditën apo për të shkuar në “shopping” pa i njohur askush.

“Shkonim bashkë në qendra tregtare dhe thjesht rrinim bashkë, por nuk mund t'i bëjmë më këto gjëra”, ka thënë Teefey për revistën Glamour, ku bashkë me nënat e të famshmëve të tjerë, si Beyonce, Travis Kelce e Billie Eilish, kanë treguar se si është të rrisin superyje.

Ajo ka thënë gjithashtu se i ka pëlqyer të shkojë në Disney World bashkë me Selenan, por u desh që të hynin përmes tjetër hyrjeje në vend të asaj publike dhe se i mungon koha kur e shihnin parkun nga këndi që e sheh e gjithë bota.

“Duhet të hyjmë në Disney World nga dera e pasme, përmes së cilës hyjnë të gjitha mjetet mekanike, këtë pjesë nuk e sheh publiku, ata e shohin pjesën e bukur, më mungon koha kur e shikonim atë pjesë”, ka thënë nëna e yllit.

48 vjeçja, e cila e ka lindur Selenan kur ishte 16 vjeçe, si nënë e vetme, ka kaluar kohë të vështirë për ta rritur vajzën pasi ka treguar se bënte tre punë vetëm për t’i përmbushur nevojat elementare.

Teefey pati treguar për New York Times se edhe ajo kishe qenë performuese dhe se në një ndër provat që bënte e kishte marrë edhe të bijën me vete, e cila ishte ulur dhe po shikonte gjithçka që po bënte ajo.

“Ajo qëndronte ulur gjatë gjithë kohës dhe nuk lëvizi. Rrugës për në shtëpi ishte e heshtur dhe pastaj me tha ‘ mami, ndoshta do të dilte më mirë po ta bëje kështu’ dhe aty thash me vete ‘Ohh jo! Ajo do të bëhet aktore’”, pati treguar Teefey.