Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nëna e porositi Eilishin që të shmangte aktrimin

Nëna e Billie Eilishit i ka thënë asaj t’i shmanget aktrimit.

Ylli 19-vjeçar i popit po prezantonte në “Saturday Night Live” dhe në monologun hapës të saj ajo ka treguar në detaje se si nëna e saj, 62-vjeçe, i ka thënë asaj të heqë dorë nga ëndrrat e saj për t’u bërë aktore.

“Kalova shumë vjet duke pretenduar të isha dikush që s’jam. Do të thotë, po aktroja. E një person i mençur njëherë më tha: “Billie, nuk duhet kurrë të aktrosh...ai person ishte nëna ime!”, ka treguar ajo.

“Është e mrekullueshme të jem prapë këtu në SNL. Isha një mysafire muzikore para disa vjetësh, mirëpo kurrë nuk e kam menduar se do ta udhëheqë ndonjëherë. Në fakt, thosha shpesh se e urrej aktrimin, por e vërteta është se kur isha e vogël më pëlqente shumë. Prindërit e mi ishin që të dy aktorë, e po ashtu edhe vëllai im. E kisha ëndërr të isha pjesë e një filmi, dhe e mbaj mend kur ajo ëndërr u shua.

“Isha nëntë vjeçe. Nëna ime kishte shkruar një film ku inspirohej nga jeta e saj- kjo është e vërtetë- e mori edhe vëllanë tim Finneas si djalin e saj. Ajo kishte rolin e nënës. Dhe në film ajo s’kishte vajzë! Kështu që, e kuptova sinjalin. Nëna ime është mikja ime më e mirë!”, ka shpjeguar ajo në vazhdimësi për SNL.

Fituesja e çmimit “Grammy”, më pas e mirëpriti nënën e saj në skenë, e cila mbante një bluzë të dekoruar me sloganin “Nëna e Finneasit”, për ta vazhduar shakanë para se të tregonte se “ngjarja me filmin ishte e vërtetë. Po pra, ashtu ka ndodhur vërtet!”.