Tina Knowles, nëna e Beyonce ndahet nga burri i saj Richard Lawson
Pas 8 vjetësh martesë, nëna 69-vjeçare e Beyonce po ndahet nga burri i saj Richard Lawson. Si arsye të ndarjes ajo po e konsideron se është diferenca e pa përmirësueshme.
Ata ishin së bashku që nga viti 2015 dhe janë ndarë me datën 25 korrik të këtij viti. Tina kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Lawson dhe tani ka bërë kërkesë që ta rikthejë emrin e saj në Celestinë Knowles.
ish-çifti nuk kanë fëmijë së bashku. Përveç Beyonces 41-vjeçare, Tina ka edhe një vajzë tjetër, Solange 37-vjeçare me burrin e saj të parë Mathew Knowles, shkruan Female First.
Ajo u divorcua vetëm disa javë pasi i janë vjedhur stoli dhe para në vlerë prej 1 milion dollarësh nga shtëpia e saj.
Disenjatorja e modës ishte në një udhëtim jashtë qytetit kur një nga anëtarët e ekipit të saj e lajmëroi se sefi i saj në shtëpinë në Los Angeles është zbrazur. Është ende e pa qartë se si kanë hyrë brenda në shtëpi grabitësit. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që Tina kishte vizitorë të padëshiruar në muajt e fundit.
Në prill ishte arrestuar një njeri pasi kishte shkaktuar shqetësim dhe ka dëmtuar pronën e saj, pasi që ishte zënë duke ndenjur para shtëpisë së saj duke gjuajtur me gur kutinë postare të shtëpisë.
Përderisa policia, duke përfshirë këtu edhe një helikopter shkuan në vend të ngjarjes, njeriu iku por u lokalizua shpejt dhe u dërgua në mbajtje.
I dyshuari thuhet se ka bërë sjellje të dyshimta dhe të këqija dhe është dërguar në spital psikiatrik.
Tina nuk kishte dashur të ngre padi e as të mbush raportin policor për shkak se dëmi i kutisë postare të shtëpisë së saj ishte minimal.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi