Kërkesa e Neil Youngut për shtetësi është shtyrë për shkak se ai ka pranuar se po konsumon përsëri marihuanë.
Rockeri kanadez ka bërë kërkesë për nënshtetësi të dyfishtë në mënyrë që të mund të votojë në SHBA. Ai e ka kaluar testin e tij të shtetësisë dhe ishte caktuar të betohej të martën, por tregoi se ka pasur një ngecje në proces.
"Unë dua të kem shtetësi të dyfishtë dhe të votoj", shkruan ai në faqen e tij të internetit Neil Young Archives. "Kur kohët e fundit aplikova për nënshtetësi amerikane, e kalova testin. Ishte një bisedë ku më bënë shumë pyetje. Iu përgjigja me sinqeritet dhe kalova. Sidoqoftë, kohët e fundit më është thënë se duhet ta bëj një test tjetër, për shkak të përdorimit tim të marihuanës dhe se disa njerëz që e përdorin atë kanë shkaktuar probleme…”

Në autobiografinë e tij të vitit 2012 “Waging Heavy Peace”, Young zbuloi se ai e ka lënë konsumimin e marihuanës pasi që pësoi aneurizëm serioz të trurit në vitin 2005, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, ai kohët e fundit foli hapur se i është kthyer konsumimit të saj.
Edhe
Neil Young bëhet shtetas amerikan
"Përsëri jam duke konsumuar (marihuanë)", tha ai për “Los Angeles Times’ muajin e kaluar. "Ndalova për një kohë dhe pastaj fillova përsëri, por jam shumë më i shëndetshëm. I kam humbur rreth 16 kg krahasuar me peshën që e kisha në atë kohë. Jeta ime është plot me ushtrime dhe lumturi dhe kreativitet. Prandaj jam shumë i lumtur".