Aktori i njohur amerikan, Neil Patrick Harris, ka kërkuar falje publike për një shaka të cilën e kishte bërë në të kaluarën rreth vdekjes së këngëtares, Amy Winehouse.
Ylli britanik i muzikës vdiq në korrik të vitit 2011 nga helmimi me alkool. Ajo ishte vetëm 27-vjeçare.
Tre muaj pas vdekjes së saj, Harris dhe bashkëshorti i tij, David Burtka, e organizuan një ndejë me rastin e festës “Halloween” ku përfshihej një pjatë ushqimore e dekoruar që të duket si kufoma e Amy Winehouseit.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, pasi një fotografi e këtij dekori filloi të qarkullojë nëpër rrjetet sociale, Harris e detyrua ta lëshojë një deklaratë publike përmes së cilës kërkoi sërish falje për shakanë e pahijshme, raportoi të martën portali “NME”.
“Së fundmi në mediat sociale ka filluar të qarkullojë një fotografi nga një ndejë e organizuar 11 vjet më parë, nga unë dhe bashkëshorti im, me rastin e festës ‘Halloween’. Në jemi penduar për veprimin tonë atëkohë, dhe vazhdojmë të pendohemi edhe sot. Amy Winehouse ishte një talent që ndodhë një herë në gjeneratë dhe më vjen shumë keq për lëndimet që kjo fotografi i ka shkaktuar”, deklaroi aktori për revistën “Entertainment Weekly”.
Edhe
Në prag të 10-vjetorit të vdekjes së Amy Winehouse, babai i saj i kujton arritjet e së bijës
Winehouse i lansoi dy albume gjatë karrierës së saj të shkurtër, “Frank” që u publikua në vitin 2003 dhe “Back To Black’, i publikuar tri vjet më vonë. Që të dyja incizimet morën vlerësime të larta nga kritikët por edhe publiku mbarë botëror. Më 2011-n u lansua edhe albumi postmortum me këngë të përpiluara, “Lioness: Hidden Treasures”.
Vdekja e këngëtares së famshme britanike dhe ballafaqimi i saj me abuzimin me substanca, kanë qenë temë e disa dokumentarëve përfshirë këtu projektin biografik të vitit 2015, “Amy”, i realizuar nga regjisori Asif Kapadia dhe i cili e fitoi një çmim “Oscar” në kategorinë “Dokumentari më i mirë”.
-
Babai i Amy Winehouse humb betejën ligjore për shitjen në ankand të gjërave të së bijës
-
Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit
-
Bendi i Amy Winehouse rikthehet në turne për 20-vjetorin e albumit “Back to Black”
-
Prindërit e Amy Winehouse ribashkohen për t’i bërë nderime 14 vjet pas vdekjes