Kenneth Branagh (Keneth Brena) i vendosi gjurmët e gjymtyrëve të tij në çimenton para teatrit kinez "TCL" në Hollywood. Ngjarja u përcoll me një ceremoni për ta shënuar këtë rast, transmeton Express i KTV-së.
Branagh, i cili është nominuar për çmim “Oscar” pesë herë, e pranoi këtë nder në Hollywood në të njëjtën kohë kur e ka filluar promovimin e projektit të tij të fundit, "Murder on the Orient Express".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBranagh u bë i famshëm në Hollywood me portretizimin e protagonistit në filmin, “Henry V”, dhe që atëherë ka luajtur në një numër të madh projektesh, e gjithashtu edhe ka bërë regjinë e disa filmave me buxhet të lartë si "Cinderella" dhe "Thor".
"Murder on the Orient Express", në të cilin luajnë aktorët Josh Gad, Leslie Odom Jr., Johnny Depp dhe Michelle Pfeiffer, e sjellë Branagh jo vetëm në rolin e regjisorit, por edhe si aktorë, pasi e portretizon personazhin e Hercule Poirot.