Ka qenë nata e shqiptarëve në ceremoninë e sivjetme të MTV European Music Awards.
Rita Ora mori vëmendjen e plotë si prezantuese dhe me hyrjen e saj të veçantë si në tepih të kuq ashtu edhe në skenën e madhe të Wembleyt. Ajo u paraqit vetëm me një rrobëdeshambër, ndërsa gjatë gjithë natës ka ndryshuar pamjen duke qenë përherë në qendër të vëmendjes.
Ajo performoi në mbrëmje, por nuk doli me një çmim edhe pse ishte e nominuar në kategorinë për “Pamjen më të mirë”.
Megjithatë, me çmim dolën dy shqiptarë të tjerë. Dua Lipa fitoi çmimin e madh për “Artisten më të mirë të re”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin për “Veprën më të mirë italiane”.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Rita Ora e Dua Lipa shkëlqejnë në ndejën e “Vanity Fair” pas ceremonisë “Oscar”
-
Dua Lipa befason publikun në Brit Awards
-
Tepihu i kuq i “Emmys” dominohet nga “Armani”, Bardem përkrah palestinezët e Ora shkëlqen me “MiuMiu”
-
Ariana Grande dhe Lady Gaga shkëlqejnë në MTV VMA me çmime dhe performanca
-
Dua e Dukagjin Lipa elektrizojnë me “Era”