Showbiz

Dua Lipa - “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMA

Descriptive Text

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV European Music Awards.

Çmimi i madh për kosovaren vjen pas sukseseve sivjet me albumin e parë dhe hitin “New Rules” që ka arritur më shumë se gjysmëmiliardi klikime vetëm në YouTube.

Dua Lipa nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoninë që po udhëhiqet nga Rita Ora për shkak të koncerteve në Amerikë.

“Artistja më e mirë e re në EMA!!! Ju dua shumë njerëz. Shumë faleminderit që keni votuar për mua! Çfarë familje!!! Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo në Twitter pasi mori çmimin.