Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Natalie Portman do ta luajë versionin femëror të Thorit në filmin e ardhshëm të Marvelit

Natalie Portman do të kthehet në franshizën "Thor" në një status paksa më të lartë. Ajo do ta ketë rolin e versionit femëror të perëndeshës nordike të vetëtimës dhe bubullimës, shkruan Sky News.

Njoftimi erdhi pasi që Marvel Studios e publikoi një tabelë të superheronjëve të ardhshëm në filmat e tyre të rinj, përfshirë Angelina Jolie në "The Eternals", filmin "Blade" me fituesin e Oscar, Mahershala Ali dhe "Black Widow" me Scarlett Johansson.

Portman do ta përsërisë personazhin e vet Jane Foster në filmin "Thor", por në vazhdimin e ri do ta marrë "çekanin hyjnor" i cili do ta bëjë atë perëndeshë të vetëtimës, shkruan KOHA Ditore.

Chris Hemsworth, i cili fillimisht e luan Thorin, dhe Tessa Thompson, e cila e luan Asgardian Valkyrie, gjithashtu do të shfaqen në vazhdimin e ri.

Filmi është pjesë e fazës së katërt të Marvel Cinematic Universe, i cili filloi me Iron Man në vitin 2008 dhe pason me shfaqjen e blockbusterit "Avengers: Endgame".

"Thor: Love and Thunder" do të shfaqet në nëntor të vitit 2021.