Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Christian Bale mbërrin në Marvel

Fituesi i çmimit “Oscar”, Christian Bale, raportohet se është në fazat përfundimtare të negociatave për rolin në filmin e Marvel, “Thor: Love and Thunder”.

Tani për tani nuk dihet se në çfarë roli mund të paraqitet ai në vazhdimin e ri për Zotin e bubullimës me regji të Taika Waititi, ndërsa ende nuk janë publikuar informacionet zyrtare, kështu që do të duhet të presim edhe një kohë për t’i zbuluar të gjitha.

Bale njihet për filmat nga stripat, duke pasur parasysh që e patëm mundësinë ta shohim atë si Batman në tre filma me regji të Christopher Nolan.

Në përgjithësi tani për tani nuk ka shumë detaje për vazhdimin e ri të “Thor”, përveçse Chris Hemsworth do të kthehet në rolin e titullit, ndërsa atij do t’i bashkohet Tessa Thompson si Valkyrie, të cilën e njohëm në filmin Thor: Ragnarok, ndërsa rolin nga filmat e parë të “Thor” do ta përsërisë edhe Natalie Portman, shkruan KOHA Ditore. Ajo përsëri do të jetë Jane Foster, por supozohet se në këtë film duhet të bëhet femra “Thor”. Përveç regjisë, Waititi do ta përsërisë edhe rolin e Korg, i cili është bërë i preferuari i menjëhershëm i të gjitha fansave të franshizës.

“Thor: Love and Thunder” në kinema pritet të mbërrijë më 5 nëntor 2021, kështu që të gjitha detajet e produksionit i presim në muajt e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm