Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Christian Bale i bashkohet ekipit të filmit të ardhshëm “Thor”

Aktori i njohur hollywoodian, Christian Bale, ka nënshkruar marrëveshje të luajë në filmin e parë të bazuar në libra komik, prej se e ka portretizuar Batmanin në filmin e vitit 2012, “The Dark Knight Rises”. Sipas koleges së tij Tessa Thompson, Bale do ta portretizojë personazhin e keq në filmin e ardhshëm "Thor: Love and Thunder". 

“Christian Bale do ta luajë rolin e personazhit të keq në filmin tonë, që do të jetë diçka fantastike. Unë tashmë e kam lexuar skenarin dhe nuk mund t'iu zbuloj shumë gjëra. Por, unë dhe Natalie Portman jemi shumë të entuziazmuara për këtë projekt. Taika Waititi e ka shkruar skenarin dhe do ta bëjë regjinë e filmit, i cili do t'i sjellë disa fytyra të njohura për shikuesit si dhe disa fytyra të reja,” citohet të ketë thënë aktorja Thompson për emisionin “Entertainment Tonight”.

Krahas Thompsonit e cila e portretizon Valkyrien në film dhe Natalie Portmanit e cila rikthehet si Jane Foster, Christian Bale i bashkohet ekipit të aktorëve të filmit që është vazhdim i radhës pas atij të vitit 2017, “Thor: Ragnarok”, transmeton Koha.net.

Regjisori Waititi në të kaluarën ka deklaruar se vazhdimi i katërt i filmave “Thor”, do të jetë më 'bombastiku' deri më tani. Xhirimet e këtij projekti pritet të fillojnë gjatë kësaj vere, derisa ende nuk ka datë të caktuar të lansimit të filmit nëpër kinema.

Artikuj të ngjashëm