Disa ditë pasi mësuam se në vazhdim të Venomit do të paraqitet edhe personazhi i quajtur Shriek, kanë mbërritur lajme të reja në lidhje me vazhdimin dhe vetë këtë rol.
Naomie Harris, aktorja që e njohim si Moneypenny nga filmat për James Bondin, raportohet se është në fazat e fundit të bisedimeve për rolin në fjalë, dhe megjithëse ende nuk është dakorduar gjithçka zyrtarisht, pritet ta shohim në filmin e ri.
Andy Serkis do ta bëjë regjinë, ndërsa Tom Hardy do ta luajë edhe një herë gazetarin Eddie Brock dhe gjysmën e tij të errët simbiotike, dhe në ekipin e aktorëve do të jenë përsëri Michelle Williams si dhe Woody Harrelson, të cilin patëm rastin ta shohim në skenat për vrasësin serik Cletus Kasady, bartësin njerëzor të simbiotit të rrezikshëm të njohur Cargane.
Shriek, me emrin e vërtetë Frances Barrison, ishte një dilere droge derisa iu ekspozua forcës e cila i nxori në pah fuqitë e saj të fshehura, shkruan KOHA Ditore. Mes tjerash, fuqitë e saj përfshijnë goditjet e fuqisë sonike dhe aftësinë për të provokuar emocione të dhunshme tek të tjerët. Ajo shpesh mund të gjendet pranë Carnage sepse ajo është partnerja dhe e dashura e tij.
Se çfarë probleme do t’i krijojnë Carnage dhe Shriek Venomit këtë do ta zbulojmë në tetor të vitit të ardhshëm.