Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Musk mohon lidhjen me gruan e shefit të Googlet

Shefi i Teslas, Elon Musk, mohoi të ketë qenë në lidhje me Nicole Shanahanin, gruan e bashkëthemeluesit të Googlet, Sergey Brin, shkroi BBC-ja të hënën.

Reagimi i Muskut erdhi pasi mediumi amerikan “Wall Street Journal”, shkroi se miqësia mes shefit të Teslas dhe atij të Googlet përfundoi “për shkak të lidhjes së supozuar”.

Musk tha se vazhdon të jetë mik me Brin, duke mohuar lidhjen me Shanahanin, ndërsa shtoi se me shefin e makinës kërkuese ishte në një festë së bashku, të dielën.

“Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”, shkroi Musk në Twitter të dielën.

WSJ-ja tha se Musk pati një lidhje të shkurtër me Shanahan gjatë dhjetorit të kaluar, e kjo e shtyu Brin që të kërkonte divorcin në fillim të vitit, ndërsa edhe e ndërpreu miqësinë me shefin e Teslas.

Në kohën kur mediumi amerikan pretendoi për lidhjen e Muskut, Brin dhe Nicole ishin ndarë, por që vazhdonin të qëndronin së bashku.

Edhe Gruaja e shefit të Googlet mohon lidhjen me Muskun Showbiz Gruaja e shefit të Googlet mohon lidhjen me Muskun

“WSJ-a ka bërë aq shumë goditje ndaj meje dhe Teslas saqë kam humbur numërimin”, shtoi Musk në reagimin e tij.

Sipas mediumit, divorci mes Brin dhe Shanahan do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë.