Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gruaja e shefit të Googlet mohon lidhjen me Muskun

Nicole Shanahan, bashkëshortja e shefit të Googlet, Sergey Brin, mohoi se ka pasur lidhje dashurie me shefin e Teslas, Elon Musk, raportoi të mërkurën “EONLINE”.

Nëpërmjet avokatit të saj, Shanahan, tha se ato që i raportoi mediumi “Wall Street Journal”, janë gënjeshtra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mos gaboni. Çdo sugjerim që Nicole ishte në lidhje me Elon Musk, nuk është vetëm gënjeshtër, por edhe shpifje”, deklaroi avokati Bryan Freedman.

Lidhjen me gruan e shefit të Googlet e ka mohuar edhe Musk, duke deklaruar se nuk ka e as nuk ka pasur asnjë lidhje me Shanhanin

“Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”, shkroi Musk në Twitter ditë më parë.

Mediumi amerikan shkroi të hënën (25 korrik), se miqësia mes shefit të Teslas dhe atij të Googlet përfundoi “për shkak të lidhjes së supozuar”, që Musk pati.

WSJ-ja tha se Musk pati një lidhje të shkurtër me Shanahan gjatë dhjetorit të kaluar, e kjo e shtyu Brin që të kërkonte divorcin në fillim të vitit, ndërsa edhe e ndërpreu miqësinë me shefin e Teslas.

“WSJ-a ka bërë aq shumë goditje ndaj meje dhe Teslas saqë kam humbur numërimin”, shtoi Musk në reagim.