Reperi Mozzik, mbrëmë është futur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për t’i argëtuar banorët më muzikë.
Një befasi kjo që të gjithë e kanë mirëpritur, madje janë kënaqur me atmosferën e reperit nga Kosova.
Ai mes tjerash ka kënduar këngën që e ka bërë dedikim për nënën e tij, por nuk ka ikur pa e kënduar edhe këngën e re në bashkëpunim me Elvana Gjatën.
Produksioni ka publikuar në rrjetet sociale disa nga videot e mbrëmshme të atmosferës që ai ka krijuar brenda në shtëpi.
Artikuj të ngjashëm