Big Brother Vip po shikohet shumë, sidomos nga Kosovë, e kjo për vetë faktin që VIP-a nga Kosova tashmë janë banorë të Big Brother në garë për çmimin e madh.
Ajo që ngjalli më shumë reagime në rrjete sociale ishte edhe gjendja emocionale e artistes Fifi, e cila u kritikua shumë për zënkat e mëdha me banorët tjerë.
Por, kjo atmosferë e zymtë tashmë ka marr fund pas hyrjes së dy Dj-ve të njohur nga Kosova, Dj Pm & Dj Dagz, ku atmosfera tashmë është shumë pozitive, përfshirë edhe për Fifin.
