Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Morgan Freeman merr infeksion, anulon disa aktivitete

Superylli amerikan, Morgan Freeman, ka anuluar disa plane që kishte paraparë, për shkak të një infeksioni që ka marrë.

Aktori 86-vjeçar nuk e bëri udhëtimin e planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për të promovuar serinë e tij të re “Special Ops: Lioness”, në të cilën ai luan së bashku me Nicole Kidmanin dhe Zoe Saldanan.

Një përfaqësues i tij ka thënë për “MailOnline” se aktori “ka temperaturë dhe mjeku i tij mendon se kishte një infeksion ngjitës, kështu që ai anuloi udhëtimin e tij”

“Ai është më mirë tani”, ka thënë përfaqësuesi.

Freemani nuk u shfaq së bashku me kolegët e tij në programin e BBC 'The One Show', ndërsa Nicole dhe Zoe kanë ndjekur gjithashtu disa aktivitete të tjera.

Seriali triller, i cili është frymëzuar nga një program i vërtetë i CIA-s, ndjek marinsen Joe (Zoe) e cila përpiqet të balancojë jetën e saj personale dhe të punës, teksa udhëheq luftën e organizatës kundër terrorit.

Edhe Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor Showbiz Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor

Morgan luan si sekretar amerikan i shtetit Edwin Mullins dhe Nicole luan rolin e mbikëqyrëses së lartë të CIA-s Kaitlyn Meade.

Premiera do të jetë më 23 korrik me dy episodet e para në dispozicion. Episodet do të dalin çdo javë deri më 3 shtator.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi