Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Momenti kur policia e ndalon Johnny Deppin t’i afrohet Amber Heardit

Aktorja Amber Heard është parë të zmbrapset në momentin kur është përballur sy me sy me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, në përfundim të dëshmisë së saj të rëndë kundër tij të enjten.

Një video e publikuar nga mediat e huaja tregon Heardin 36 vjeç teksa kthehet mbrapa sapo sheh që Depp po ecën drejt saj, derisa në atë moment ndërhyn edhe policia e cila e ndalon aktorin të vazhdojë më tej.

Ndonëse lëvizja e Deppit nuk ishte drejt saj por drejt derës për të dalë nga salla ku po zhvillohet seanca gjyqësore më e famshme e momentit në Amerikë, policia e ka ndaluar atë, për t’ia dhënë mundësinë Heardit që të vazhdonte me rrugën e saj për t’u larguar po ashtu nga salla, transmeton Koha.net.

Aktorja ka thënë gjatë dëshmisë së saj të enjten se Depp e ka dhunuar fizikisht dhe se e ka kërcënuar madje edhe me vrasje në mars të vitit 2015, në Australi.

Ish-çifti i famshëm të cilët janë që disa ditë në proces gjyqësor, e kanë evituar vazhdimisht shikimin sy me sy gjatë seancave ku kanë dëshmuar fillimisht Deppi e më pas edhe Heardi. Të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunë fizike.

Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje, duke argumentuar se artikulli i saj i vitit 2018 për “The Washington Post” për mbijetesën e dhunës në familje shkatërroi reputacionin dhe mundësitë e tij për karrierë, edhe pse ajo nuk e përmendi atë me emër në artikull. Ai ka thënë se pas akuzave të Heardit ndaj tij, ai ka humbur "asgjë më pak se gjithçka".

Edhe Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced” Showbiz Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced”

Ata u martuan në vitin 2015, më pas u ndanë në maj të vitit 2016.