Moteradorja Marina Vjollca gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendjen e fansave.
Në çdo dalje të saj publike apo postime në Instagram moderatoren e kemi parë gjithmonë të kuruar deri në detajin më të vogël. E karakterizuar nga flokët bionde dhe të gjatë Marina është cilësuar si një ndër vajzat më të bukura të show-bizzit shqiptar.
Mirëpo së fundmi moderatorja i ka lënë të gjithë pa fjalë, ajo ka postuar një foto në Instagram dhe mund të themi që nuk e njohëm fare, transmeton oranews. Me flokë të zinj të shkurtër dhe me balluke Marina na ka bërë të pyesim veten a është ajo apo jo?!
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të cilëve i pëlqen shumë pamja e re.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte edhe komenti i motrës së saj, Luana Vjollcës e cila i ka shkruar: ”Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë?”
Gjithsesi edhe me këtë pamje të re ajo duket një yll i vërtetë.
